Plas sherri në degën e BDI- Dibër, akuza mes Pashollit e Spahiut

Ka plasur sherri në degën e BDI-së në Dibër ku deputetja Arbana Pasholli dhe Artin Spahiu kanë shkëmbyer akuza me veti.

Informatat që kemi janë se Pasholli akuzon se do të shpalos video ku Spahiu e ka mbështetur Ramadan Imerin, (kandidatin e pavarur për kryetar të Dibrës), ndërsa ky i fundit ia kthen se është në pritje të atyre incizimeve.

“Në pritje të ‘videove’ të tradhtisë së vetes, që paskan arritur deri te komandanti suprem. Unë jam i bindur se nuk ekzistojnë. Ndoshta marrëzinë e kam treguar duke u besuar të pabesëve, por jo deri në atë pikë sa të tradhtoj veten.
Gjithsesi, po pres… Sepse kur të vijë momenti, unë do të rrëfej tregime- video nuk kam”
, ka reagur Spahiu.

Arbana Pasholli, përveç deputete është edhe nënkryetare e BDI-së, ndërsa Spahiu kohë më parë dha dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së BDI-Dibër dhe për momentin nuk mban asnjë post të rëndësishëm në parti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu