Platforma shqiptare zëvendësohet me poste ministrore

Si kompensim për pikat e platformës shqiptare, VMRO-DPMNE i ka ofruar BDI-së më shumë poste ministrore sesa në përbërjen e kaluar qeveritare, gjithsej 8 të tilla. Përveç këtyre posteve mësohet se VMRO ka ofruar edhe kryetarin e Kuvendit, njofton “SHENJA”.

Ndërkaq nga platforma e përbashkët shqiptare VMRO ka ofruar avancim të gjuhës shqipe në komunat ku shqiptarët janë mbi 20 për qind, por jo zyrtarizim të plotë të gjuhës shqipe. Kjo sipas burimeve partiake është oferta e fundit e partisë së Nikolla Gruevskit, të cilën aktualisht e shqyrtojnë anëtarët e kryesisë qendrore të BDI-së.

Gjithashtu në këtë ofertë parashihet edhe përfshirja e shqiptarëve në bisedimet për emrin dhe procesin euro integrues.

Ndërkaq asnjë informatë nuk ka për pikat e tjera të platformës siç ishin ndarja e buxhetit me Badenter, Qeveri me badenter, deetnizimi i simboleve shtetërore, himnit dhe stemës si dhe për mandatin e Prokurorisë Speciale Publike dhe ligjin e dëshmitarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu