Po afrohet fundi, Franca finalistja e parë e Kupës së Botës (VIDEO)

Franca është finalistja e parë e Kupës së Botës, duke mposhtur Belgjikën me rezultatin minimal 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, edhe pse të dy ekipet patën raste për shënim.

Në pjesën e dytë, në minutën e 51-të shënon Umtiti realizoi për Francën.

Belgët u munduan të barazojnë, por Lloris nuk mposhtet, duke i dhënë një dorë suksesit të “gjelave”.

Franca kështu del sërish në finale pas Europianit 2016, ku humbi me Portugalinë, teksa do të presë nesër kundërshtarin që do të kualifikohet nga gjysmëfinalja tjetër, Angli-Kroaci.

Belgjika i jep fund ëndrrës, teksa të më 14 korrik do të luajë sfidën e saj “dëshpëruese” për vendin e tretë dhe të katërt. /albeu.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu