“Po bie tërmet, po bie tërmet, o Zot”: I riu në Izmir filmon gjithçka teksa luante online (VIDEO)

Izmiri është dëmtuar rëndë nga tërmeti që ra pak pas mesditës së sotme, i cili pati një magnitudë 6.6 të shkallës Rihter. Një numër i madh pallatesh janë shkatërruar dhe dyshohet se brenda ka patur banorë.

Ndërkohë, një i ri ka qenë duke luajtur online teksa ra tërmeti dhe është filmuar gjithçka.

Duket se tërmeti ka qenë mjaft i fuqishëm pasi ndërtesa shkundet e gjithë, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i familjarëve të tij.

Më herët, presidenti i Turqise Rexhep Tayyib Erdogan reagoi duke theksuar se qeveria do t’i qendrojë pranë të gjithë qytetarëve të prekur.

“Kemi filluar menjëherë punën për të ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti. Kemi ngritur grupin e menaxhimit të krizës”, tha Erdogan.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu