Po e godiste me çizme për të kontrolluar nëse ishte i ngordhur, befasohet gjuetari, sulmohet frikshëm nga ujku (VIDEO)

Ky është momenti kur një gjuetar i ujqve e shkelmoi prenë e tij për të kontrolluar nëse ishte i ngordhur – pak para se të bërtiste i tmerruar kur kafsha e plagosur kërceu për ta sulmuar atë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja tregon një grup njerëzish të armatosur që qëndrojnë në këmbë mbi një ujk të palëvizshëm të shtrirë në borë në një pjesë të largët të Kazakistanit, me gjak që vjen nga një plagë e dukshme plumbash në qafë.

Siç edhe mund të shihet, njëri nga gjuetarët pastaj ecën drejt kafshës dhe i vendos çizmen në shpinë, për t’u siguruar që ai është i ngordhur.

Por ujku menjëherë çohet dhe niset në një sulm drejt njeriut që bërtet i tmerruar.

Ndonëse nuk e ka pësuar me fatalitet, nuk është bërë e ditur nëse burri ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu