Tatuazhet kanë qenë një pjesë të cilat janë diskutuar tejet shumë kur bëhet fjalë për reperin Gold AG. Kjo pasi artisti shquhet si një musliman i devotshëm dhe se me fenë islame janë të ndaluara rreptësisht. Ai shpesh vihet në pozitë të vështirë nga moderatorët, kur ftohet në programe të ndryshme.
Të gjithë ja përmendin tatuazhet duke i thënë sesi jeton me këtë fakt, pasi dihet se në fenë Islame sipas shumicës së dijetarëve të shkencave Islame tatuazhet kategorizohen si “haram” (të ndaluara).
Edhe pas faktit që këngëtari ka sqaruar se janë bërë në një periudhë të hershme të rinisë për të cilën ka pendesë, komentet sërish kanë vazhduar.









