Po grindeshin në rrugë, gruaja e shtyn burrin në rrugë për ta shtypur vetura (VIDEO, +16)

Një burrë që ishte pranë timonit të veturës ka qenë dëshmitarë i një tentim vrasje, pasi e ka zënë një grua duke e shtyrë një burrë në rrugë, duke shpresuar se do ta godet ndonjë veturë.

Pronari i kanalit Gan42 në YouTube, ishte duke vozitur nëpër Houston Eldridge në Teksas, kur një grua befasisht e shtynë një burrë në rrugë, që dyshohet të jetë bashkëshorti i saj, i cili për pak sa nuk e pëson keq.

“Isha duke shëtitur me veturë nëpër qytet kur pashë një burrë dhe një grua të cilët po grindeshin, dhe në një moment ajo e shtynë në rrugë burrin i cili për pak sa nuk përfundoi nën rrotat e veturës time”, ka deklaruar autori i videos.

Për fat të mirë burri ka shpëtuar me vetëm disa gërvishtje të vogla, kurse videoja që nga publikimi është shikuara nga mbi 150 mijë persona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu