Po mahnit gjithë Francën me vokalin e saj, 14-vjeçarja Shqiptare zbulon artisten që i ka kërkuar bashkëpunim

Është vetëm 14-vjeçe, por konsiderohet si një yll francez, pasi me zërin e saj ka mahnitur të vegjël e të mëdhenj në këtë shtet. Po flasim për vogëlushen nga Kosova, Erza Muqolli, e cila së bashku me anëtarët e bandës muzikore “Kids United”, e themeluar në vitin 2015, po bëjnë namin në Francë.

Ajo u bë e famshme falë talentit të saj të jashtëzakonshëm, ndërsa së fundmi ka publikuar edhe një album muzikor. Lajmin e dha vetë artistja e vogël, e cila ishte e ftuar në emisionin “Soiree” në Top Channel.

Ndër të tjera, Erza zbuloi se kush është artistja shqiptare, e cila i ka kërkuar bashkëpunim. Ajo tha se këngëtarja Tuna i ka shkruar babait të saj për të bërë një bashkëpunim.

Artistja 14-vjeçare u shpreh:

“Kur kam nisur të këndojë ‘Xhamadani’, Tuna ka qenë që më ka kërkuar të bëjmë një bashkëpunim.”– tha Erza.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu