“Po s’ka ardhur njeri fare mo, jemi në rrugë”, kryeministri Rama i’u kthehet qytetarëve: Mos shikoni vetëm derën tuaj

Kryeministri Edi Rama po inspekton nga afër banesat e dëmtuara dhe po njihet me ankesat e qytetarëve në Durrës pas tërmetit të fuqishëm.

Rama është përplasur atje edhe me qytetarë të revoltuar, që i kërkojnë ndërtimin e banesave të tyre.

DEBATI:

Qytetari: Po s’ka ka ardhur njeri fare mo, jemi në rrugë.

Rama: Mos flisni gjëra të pakuptueshme. Mos shikoni vetëm derën tuaj.

Qytetari: Më është shembur pallati more.

Rama: Na lini të bëjmë punën tonë.

Rama ndër të tjera u shpreh para qytetarëve se qeveria do të ndërtojë për të prekurit shtëpi dhe jo shtëpi kartoni.

Gjithashtu kryeministri është ndaluar edhe nga një zonjë e cila ka ofruar shtëpinë e saj për ndonjë familje që ka nevojë. Ndërkohë kryeministri e orientoi se si duhet të veprojë duke deklaruar në platformën online se ofron banesën e saj për një familje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu