Pochettino konfirmon dëmtimin e Messit, në dyshim për ndeshjen ndaj Lille

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka konfirmuar dëmtimin e sulmuesit argjentinas, Leo Messi. Messi nuk u stërvit ditën e sotme me ekipin, ndërsa trajneri ka konfirmuar se ka pësuar një dëmtim muskular.

Pochettino gjithashtu ka shtuar se nuk është i sigurtë nëse do të jetë gati për ndeshjen e ditës së nesërme përballe Lille.

“Për Messin, ai u stërvit mirë pas ndeshjes ndaj Marseille. Sot, kishte dhimbje në muskuj.

Ai bëri stërvitje individuale sot. Ne do shohim nëse do mundet të luajë nesër”, deklaroi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu