Poeti i krishter Rashid Selim El-Khuri, u është drejtuar myslimanëve me këto fjalë

Poeti i krishter Rashid Selim El-Khuri, ne nje festim me rastin e Mevludit – Lindjes se Muhamedit s.a.v.s. – ne San Paolo te Brazilit ku emigroi, u eshte drejtuar myslimaneve me keto fjale:

“O Myslimane…dhe ju o Arabe…. Lind Pejgamberi ne gjuhet tuaja per cdo vit. Dhe vdes ne zemrat tuaja,…ne mendjet tuaja,…ne veprat tuaja,…cdo dite njemije here…

Nese do te kishte lindur ne shpirtrat tuaj, do te kishit lindur bashke me te dhe cdo kush prej jush do te ishte nje Muhamed i vogel. Ndersa bote prej 1000 vjetesh do te kishte qene nje Andaluzi e madhe. Lindja dhe Perendimi do te ishtin takuar prej shume kohesh. E do te kishin lidhur “Materializmi Perendimor” dhe “Spiritualizmi Mysliman i Lindjes” nje traktat te perbashke dhe mendja sebashku me zemren do te ecinin dore per dore deri ne fazat e fundit te jetes.

O Myslimane!…Armiqte tuaj ju atribuojne cdo lloj shpifjeje, ndersa feja juaj ndaj pergojimit te tyre eshte e paster,…por jeni ju ata qe i besoni ketyre shpifjeve…me veprat tuaja dhe i aprovoni ato me mosperfilljen tuaj.

Feja juaj eshte fe e dijes,….dhe ju te paditur! Feja juaj eshte feja e lehtesimeve…..dhe ju jeni veshtiresues. Feja juaj eshte feja e te bukures, ndersa ju antipatike. Feja juaj eshte feja e triumfit ndersa ju inferiore te dobet. Feja juaj eshte feja e Zeqatit (bamiresise) ndersa ju jeni kurnace.

O Muhamed, o Pejgamber i vertete… O filozofi i filozofeve,..o sulltani i retorikes,…o lavdia e arabeve dhe mbare njerezimit. Ti nuk ke vrare asnje shpirt me epshet trupore. Dhe nuk e ke perbuzur trupin permes madherimit te shpirtit. Feja jote eshte feja e natyres se paster njerezore…

Perktheu: Alban Çuli


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu