Pogba blen apartament luksoz në Miami, do mbeteni pa “mend” (FOTO)

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, shpeshherë udhëton në Miami, ku ndjek edhe ndeshjet e klubit ta basketbollist Miami Heat. Për t’i bërë këto udhëtime edhe më të rehatshme, tani Pogba e ka blerë një apartament luksoz në qytetin amerikan.

E dizajnuar nga arkitektja e ndjerë britanike, Zaha Hadid, ndërtesa One Thousand Museum është bëra njëra ndër vendbanimet më të kërkuara në Miami. Aty janë shpërngulur një numër i madh i superyjeve që kur është hapur në vitin 2009.

Në mesin e fqinjëve të rinj të Pogbas do të jetë edhe legjenda e Djajve të Kuq dhe Anglisë, David Beckham, i cili tashmë e ka themeluar një klub të ri në Miami, Inter Miami.

27-vjeçari Pogba dhe partnerja e tij, Zulay, tani do të kenë mundësi t’i shijojnë udhëtimet e tyre të shpeshta në Miami edhe më shumë, pasi tani e kanë një pamje të mrekullueshme të qytetit nga apartamenti i ri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu