Pogba i hapur që të luajë në Paris

E ardhmja e Paul Pogba është shënjestër e spekulimeve mediatike tash e disa muaj. Mesfushori francez është dukur i pakënaqur te Manchester Unitedi në situata të caktuara, duke bërë që klubet e mëdha të shprehin interesim për shërbimet e tij.

Ish-klubi i tij, Juventus dhe gjiganti spanjoll, Real Madrid, janë dy klubet më të interesuara për transferimin e 27-vjeçarit.

Ndërsa tani, Le 10 Sport raporton se edhe PSG është futur në garë dhe do t’u bëjë konkurrencë dy klubeve të lartpërmendura.

Edhe pse Pogba thuhet se preferon të kalojë në La Liga, megjithatë ai është i hapur që të luajë te kampioni i vendit të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu