Policët çekë do të ndihmojnë në kufirin e Maqedonisë me Greqinë deri në fund të vitit

Çekia do të ndihmojë në mbrojtjen e kufirit të Maqedonisë me Greqinë deri në fund të këtij viti, lajmëron korrenspodenti i MIA-s nga Praga.

Siç theksohet në raportin e Ministrisë çeke të Punëve të Brendshme, i cili javën e ardhshme do të shqyrtohet nga Qeveria çeke, të hënën, kontingjenti prej 40 policëve që gjendet në Maqedoni do të zëvendësohet me numër të njëjtë të pjesëtarëve të policisë speciale çeke, të cilët do të jenë në Maqedoni deri më 31 tetor.

Ky kontingjent planifikohet të zëvendësohet me grupin tjetër, i cili në kufirin Maqedoni-Greqi do të veprojë deri më 19 dhjetor.

Policët çekë së bashku me kolegët nga Maqedonia patrullojnë në rrethinin e Gjevgjelisë afër kufirit me Greqinë dhe ndihmojnë në kontrollin e emigrantëve./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu