Polici monstrouz rus vrau 81 gra dhe pastaj i “hetonte” krimet e veta (VIDEO)

Gjyqësori rus ka nisur gjykimin e ri për ish policin e akuzuar për përdhunim dhe vrasje të më shumë se 80 grave, të cilat i konsideronte të pamoralshme, i njëjti mund të jetë vrasësi më gjakatar serik në historinë e re të këtij vendi.

Mihail Popkov 53 vjeç, i cili në periudhën prej 1992 deri në 2010 i ka vrarë 59 gra, u paraqit në dëgjimin e parë të mbyllur në gjykatën e Irkutskut në Siberi.

Ai tashmë është duke e vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për shkak të përdhunimit dhe vrasjes së 22 grave tjera të cilat me mashtrim i kishte futur në makinën e vet të policisë.

Gazetarët e kanë quajtur “maniaku nga Argansku” sipas qytetit në të cilin i kishte kryer krimet, transmeton gazetametro.net

Popkov ishte polic prej vitit 1998. Kishte vrarë viktimat e veta, prostitutat, por edhe gratë tjera të moshave prej 16 deri 40 vjeç, me sëpatë dhe çekan, gjë që edhe vet kishte pranuar në dhjetor në faqen informative ruse të internetit Meduza.

Ai i linte viktimat në mal, nëpër varreza apo buzë rrugës. Vetëm dy gra arritën të mbijetojnë sulmet e tij, por me plagë të rënda.

Vrasjet kishin shkaktuar panik në rajon, ndërsa mediet i akuzonin hetuesit se janë të pafuqishëm para këtij monstrumi.

Janë hetuar më tepër se 900 dëshmitarë dhe ekspertët e mjekësisë ligjore kanë kryer më shumë se 200 analiza nëpër trupa të viktimave, ka pretenduar komisioni hetimor rus.

Popkov madje ka marrë pjesë në hetime të disa prej krimeve të veta dhe i largonte policët tjerë nga gjurmët, i kanë thënë gazetarëve kolegët e tij. Në fund u arrestua në vitin 2012 në Vladivostok, dhe u gjet duke falënderuar analizave të ADN’së.
Numri i përgjithshëm i viktimave të tij mund të shkojë deri në 81. Me këtë ai do të bëhej vrasësi më i madh serik i të gjitha kohërave, para Andrej Cikatil’it, i ekzekutuar në vitin 1994 për shkak të vrasjeve të 53 adoleshentëve dhe fëmijëve si dhe para vrasësit serik moskovit Aleksandar Picuskin, i cili po e vuan dënimin e përjetshëm për vrasje të 48 personave