Polici që na përloti të gjithëve me historinë e tij sot bën gjestin e rrallë

Prej më shumë se 25 vjetësh mban veshur uniformën e Policisë së Shtetit. Ai është Mondi, tashmë punonjës në Policinë Rrugore të Tiranës, dhe nëse do duhej të flisnin për të, një fjalë do i përmblidhte të gjitha: I ndershëm!

Në fakt, ashtu është. Mondi është polici me i ndershëm që kemi. E ndershmëria ndonjëherë do të thotë të mos jesh i pasur sa të tjerët. Kjo vetëm nga ana financiare, pasi nga bota shpirtërore, Mondi është më i pasuri. Dy fëmijë dhe një bashkëshorte brenda mureve të një familje të lumtur, kolegë të mirë, e miq që nuk të lënë në baltë. Të gjitha këto, Mondit, policit të qarkullimit rrugor, ja ka sjellë pikërisht ndershmëria.

Këtë të enjte, Edmondi ka gjobitur një automjet të policisë së Shtetit i cili ishte parkuar keq, në vend që nuk lejohet, pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ky moment mjaft pikant nuk i ka shpëtuar gazetarëve të kronikës së zezë, ulur në një kafe aty pranë, në pritje të lajmeve nga seancat gjyqësore në zhvillim.

Mondi ecën me parimin: Ligji është i njëjtë për të gjithë… edhe për vetë policët që parkojnë gabim.

Historia e Mondit të ndërshëm u bë publike për herë të parë muaj më parë në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’, për të treguar shpirtin e tij të madh dhe gjendjen e vështirë ekonomike. Në përfundim, mirësia e tij i dha Mondit një shtëpi të re për njerëzit e tij të zemrës, një dhuratë kjo e mundësuar nga Policia e Shtetit, edhe nga Saimir Tahiri në atë kohë, ministër i Punëve të Brendshëm.

Kushdo që qarkullon me në automjet në Tiranë nuk mund të mos marrë buzëqeshjen e Edmondit, policit që nuk lodhet duke qenë pranë komunitetit. /Gazeta Express


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu