Policia dhе Prokuroria bastisin pikën kufitare “Tabanoc”

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në bashkëpunim me Prokurorinë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit mbrëmjen e sotme kanë zhvilluar aksion në pikën kufitare “Tabanoc”. Nga MPB nuk japin informacione se për çfarë aksioni bëhet fjalë ndërsa thonë se gjatë ditës së nesërme do të japin informacione shtesë.

“Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit zhvillon aktivitete të përbashkëta në pikën kufitare “Tabanoc”. Nesër presim më shumë detaje për të cilat do të informojmë publikun”, thonë nga MPB.

Qytetarët ankohen se si pasojë e bastisjes ka pasur ndërprerje të punës në këtë pikë kufitare dhe se si rrjedhojë janë krijuar kolona të gjata.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu