Sami Lushtaku është ndaluar nga policia e Gjykatës Speciale. Nënkryetari i komunës së Skenderaj, Sami Lushtaku është dërguar në bazën e EULEX-it në Prishtinë.
Por, pak orë më vonë ish-komandanti i UÇK-së është liruar nga baza e EULEX-it pas intervistimit.
Siç mësohet atij i është konfiskuar telefoni.
Avokati i tij Artan Çerkini ka dhënë detaje se për çfarë u ndalua Sami Lushtaku me urdhër të Dhomave të Specializuara.
“Zotëri Lushtakut vetëm I është konfiskuar telefoni mobil, njejtë mendojmë që është në kundërshtim me ligin sepse ai nuk është në cilësinë e të dyshuarit”, ka thënë Çerkini.
Aksioni për ndalimin e Sami Lushtakun ishte aksion në vazhdim pas bastisjes së shtëpisë së Sylejman Selimit dhe konfiskimit të telefonit të Hajredin Kuçit.