Policia e Tetovës për herë të parë et për “atentatin” ndaj Fatime Fetait, ja çka thonë!

Policia e Tetovës ka dalë me version zyrtar lidhur me ngjarjen e 7 shkurtit në fshatin Bogovinë, kur pati të shtëna në këtë fshat, e që pastaj nga disa mediume u interpretua edhe si tentim për atentat ndaj Prokurores Speciale, Fatime Fetai.

Nga policia e Tetovës thonë për Gazetën Lajm se rasti nuk ka pasur të bëjë aspak me Prokuroren Fetai e cila atë ditë madje ka qenë jashtë vendit. Nga SPB Tetovë thonë se janë në kërkim të personit të tretë që dyshohet se ka qenë i involvuar në incidentin e 7 shkurtit.

“Sektori për punë të brendshme në Tetovë intensivisht punon në rastin e 7 shkurtit të këtij viti në fshatin bogovinë të Tetovës, mirëpo i njëjti ende nuk është rrumbullakësuar me parashtresë adekuate. Priten rezultatet nga ekspertiza e veturës së involvuar në këtë rast, si dhe sigurimi i një personi tjetër, për të cilin ekziston dyshim se ka marë pjesë në ngjarjet në fshatin e lartpërmendur, i cili gjendet në arrati dhe për të cilin është shpallur fletëkërkim. Bëhet fjalë për familjar të afërt, respektivisht për vëlla të dy kumanovarëve të dyshuar në moshë 17 dhe 29 vjeçare, të cilët pas dy orëve jo të plota nga ngjarja janë arrestuar në dy lokacione të ndryshme në Shkup, kurse pas bisedës së zhvilluar me ta, janë liruar më 8 shkurt. Pasi të rrumullakësohen edhe këto aktivitete, do të përgatitet parashtresë adekuate”, njoftojnë nga policia e Tetovës.

Ja versioni i policisë për ngjarjen e 7 shkurtit, nga buletini policor më 8 shkurt:

Të mërkurën rreth orës 18 e 10 minuta në fshatin Bogovinë të Tetovës, policë nga stacioni policor në Kamjan kanë ndalur një veturë “BMË” me targa të Shkupit. Ajo është ndalur dhe kur polici është afruar, shoferi e ka startuar veturën duke tentuar ta godasë policin, e pastaj ka goditur veturën e policisë dhe disa vetura të parkuara përreth. Gjatë tentimit për të ikur, njëri prej personave që ka qenë bashkëudhëtarë në veturë ka gjuajtur dy plumba në ajr. Personat janë arratisur bashkë me dy vetura – “Audi” me targa të SHtipit dhe “Sharan” me targa të panjohura. Rreth orës 20 e 50 minuta njësiti special Alfa ka ndalur veturën BMË që e ka drejtuar një 17 vjelçar nga Kumanova. Më vonë në
lagjen Gjorçe Petrov, Alfat kanë ndalur edhe veturën “Audi” me targa të Shtipit, e drejtuar nga I.S.(29) nga Kumanova. Personat janë arrestuar në stacionin policor “Gjorçe Petrov”, kurse veturat janë konfiskuar për procedim të mëtejmë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu