Policia gjen armatim në afërsi të Manastirit të Banjskës

Policia e Kosovës, e ka gjetur një sasi të armatimit afër Manastirit të Banjskës, në Zveçan.

Burimet brenda Policisë thonë se dyshohet të jenë gjetur pesë “zolla”.

Këtë armatim Policia e Kosovës e ka gjetur gjatë kryerjes së detyrave të përditshme.

Më 24 shtator të vitit 2023, në Banjskë të Zveçanit, një grup terrorist nga Serbia në krye me kriminelin Millan Radojçiq, e kishin sulmuar Policinë e Kosovës, duke e lënë të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku.

Policia e Kosovës iu kundërpërgjigj këtij sulmi duke i neutralizuar tre pjesëtarë të grupit terrorist. Millan Radojçiq arriti të ikë në Serbi, ai e pranoi se kishte qëndruar prapa këtij sulmi.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu