Një gomone me 1.7 tonë kanabis është sekuestruar gjatë natës që lamë pas në brigjet e San Foca di Melendugno, në Lecce të Italisë.
Mjeti i përdorur për trafikun e lëndës narkotike është një gomone 9 metra e gjatë, me dy motorë të fuqishëm, e cila ishte nisu nga Vlora dhe kishte kaluar përmes Otrantos.
Në bordin e mjetit lundrues u gjet një arme mitraloz tip kallashnikov me dy karikatorë me nga 30 fishekë secili.
Marijuana e sekuestruar ishte ndarë në 76 qese me përmasa të ndryshme. Nëse sasia e drogës dilte në treg, ajo kapte vlerën e 17 milionë eurove.
Skafistët e rënë në pranga janë F.M., A.S., O.S., të gjithë 25 vjeç dhe nga Vlora.











