Policia ka rrahur brutalisht dy sllupçanasit që ngritën flamurin në Kumanovë?!

Policia ka përdorë dhunë fizike ndaj 21 vjeçarit nga Sllupçani, që ngriti flamurin shqiptar në Kumanovë, merr vesh Gazeta Lajm nga burime pranë mbrojtjes së tij. Ekzistojnë dyshime se ai është rrahur nga policia edhe gjatë arrestimit, por edhe pas arrestimit, thonë të njëjtat burime. Poashtu ekzistojnë informacione se dhunë fizike është përdorë edhe ndaj shokut të tij 15 vjeçar. Policia nuk konfirmon këto informacione.

Luank Kadriu 21 vjeçar, bashkë me një shok tjetër nga Sllupçani kanë ngritur flamurin shqiptar në një shtizë gjigante në sheshin e Kumanovës, prej ku paraprakisht e kanë hequr flamurin maqedonas. Gjykata u ka caktuar atyre 8 ditë paraburgim, ndërkohë që te opinioni shqiptar vazhdojnë polemikat pro dhe kundër këtin veprimi.
Flamuri shqiptat dje është hequr nga shtiza dhe në vend të tij është kthyer flamuri maqeronas në mënyrë antiligjore nga një grup protestuesish, e jo nga organet zyrtare. Policia ende nuk ka marrë asnjë masë kundër protestuesve maqedonas që e vendosën flamurin në shtizë./Ina-online.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu