Policia radikale izraelite sulmon besimtarët në Al-Aksa

Policia izraelite sulmoi sigurimin dhe besimtarët brenda kompleksit Al-Aksa, që ndodhet në Kud

sin Lindor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Dëshmitarët okularë thonë se policia izraelite sulmoi punonjësit e sigurisë së kompleksit dhe besimtarët që reaguan ndaj ndalimit të hyrjes në kompleks. Në rrjetet sociale, u shfaq një video që tregonte policinë izraelite duke ndaluar disa palestinezë. Në kompleksin Al Aksa sot situata është shumë e tensionuar. Nga njëra anë, policia izraelite, dhe nga ana tjetër, hebrenjtë radikal.

Firas Dibs, zëdhënësi i Drejtorisë për Vakëfet në Kuds, tha se një grup prej 260 hebrenjëve radikal ka hyrë në Al-Aksa.

Të mërkurën fillon festa hebreje Yom Kippur (Dita e pajtimit), e ndjekur nga festa shtatë ditore Sukhoth. Që nga viti 2003, forcat izraelite kanë futur emigrantë hebrenj në kompleksin Al-Aksa, kurse për muslimanët shpesh vendosin kufirin e moshës për hyrje. Për shkak të besimit se ekzistojnë mbetjet e tempullit të Solomonit, autoritetet izraelite kryejnë fshehurazi gërmime nën kompleks duke rrezikuar ndërtesat historike.

Kompleksi Al-Akse shtrihet në 15 për qind të zonës së bërthamës së vjetër të Kudsit, e cila është nën okupimin izraelit dhe përfaqëson pikat e bashkimit me tri fetë më të mëdha të botës.

Pas Mesxhid-i Haremit në Mekë dhe Xhamisë së Pejgamberit a.s. në Medine, Al-Aksa është vendi i tretë më i rëndësishëm për muslimanët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu