Policia tregon se çfarë “dinamiti” kishte personi nga Haraçina që u arrestua te gjykata

Ministra maqedonase e punëve të brendshme ka dalë edhe me njoftim zyrtar lidhur me personin nga Haraçina, i cili u arrestua dje para gjykatës me “dinamit”, deri sa zhvillohej seanca gjyqësore në të cilën u shqiptuan dënimet kundër pjesëtarëe të Grupit të Kumanovës.

Sipas policisë, personi i arrestuar është E.I. nga Haraçina, i moshës 57 vjeçare nga Haraçina, shkruan Gazeta Lajm. “Ai është arrestuar nga policia për shkak se janë gjetur gjëra që i përngjajnë eksplozivit. Pas ekspertizës është konstatuar se bëhet fjalë për mjete piroteknike (petarda)”, njoftoi policia.

Me ekspertizë grafologjike është konstatuar poashtu se personi i arrestuar E.I. është autor i një letre anonime me përmbajtje kërcënuese. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër E.I. do të ngritet padi adekuate, njoftoi policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu