Policia zbulon armatim të rëndë, a i takon UÇK-së?!

Është zbuluar sasi e madhe e armatimit në fshatin Vërbovc të Drenasit, raporton Klan Kosova.

Sipas këtij mediumi është pikëpyetje se kush e solli këtë armatim, sepse ai nuk ka qenë aty. Armatimi është i kalibrave të ndryshme, duke filluar nga pushkët automatike, pushka-mitralozë e deri te minahedhës, transmeton Gazeta Lajm.

Në vendin ku është gjetur armatimi ka dalë policia e Kosovës, por edhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Armatimi është zbuluar në kohën kur janë paraqitur shkëndija tensionesh pas dënimit të Grupit të Kumanovës dhe në momentin kur UÇK ka filluar të paraqitet me komunikata të reja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu