Poliicia e Tetovës në gjah pas veturave me xhama të zi, dënohen 10 shoferë

Stacioni policorë për siguri në trafikun rrugorë-Tetovë, vazhdon me kontrollet dhe aktivitetet e përforcuara, që kanë të bëjnë me përmbushjen e kushteve të parapara ligjore, rreth nxirjes së xhamave të veturave (FOLIAVE).

Gjatë kontrolleve të ditës (13-shkurt) janë zbuluar gjithsej 10-kundërvajtje, pjesa më e madhe për Folia pa A-Test, por edhe për vendosjen e foliave në xhamat e përparme anësorë dhe xhamit të përparmë erë mbrojtës.

Kështu që të gjithë kundërvajtësve u janë përgatitur fletëpagesa për kundërvajtje sipas Nenit 360 alinea 4 nga Ligji për siguri në trafikun rrugorë, duke përmendur se gjoba për këtë lloj të shkeljes në trafik, është paraparë vlera prej 300 euro në kundërvlerë të denarit.

Ka fundi i javës së kaluar, në rajonin e Tetovës, gjithashtu ishte realizuar një kontroll i këtillë, në të cilën numri i shkeljeve të regjistruara ishte 14.

Kontrolle me qëllime të njëjta, janë planifikuar edhe gjatë dy ditëve të ardhshme, në funksion të zbulimit dhe sanksionimit të përdorimit joligjorë të foliave në xhamat e veturave, gjë që sjell në pikëpyetje sigurinë, para së gjithash të vetë vozitësve, por edhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu