Politika Trump: Dhuratë për Izraelin, shuplakë për palestinezët

Njoftimi i Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo se SHBA-të nuk i konsideron më vendbanimet izraelite në territoret e okupuara palestineze si shkelje e ligjit ndërkombëtar – është një përmbledhje gati e përsosur e qasjes së administratës Trump ndaj Izraelit dhe Palestinës.

E zënë në një kurth groteske, politika amerikane pretendon se po përparon “drejt paqes” ndërsa sinjalizon miratimin për sundimin ushtarak brutal, që rrjedhimisht është shtypës për afro 3 milion palestinezë që jetojnë në Bregun Perëndimor. Kjo është “pako” e përpjekjeve të vazhdueshme, të bashkërenduara të administratës Trump, për të minuar kornizat ligjore ndërkombëtare dhe për adresimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut (dhe jo vetëm në relacionin Izrael-Palestinë).

Dhe është akoma më shumë provë shtesë (jo se duhej) se administrata Trump po ndjek në mënyrë aktive një axhendë pa të drejtë për dy shtete.

Në fakt, për një administratë të njohur për vendimmarrje të çrregullt dhe kthesa të ashpra e të papritura, Trump ka qenë plotësisht i qartë kur bëhej fjalë për t’i dhënë fund qëndrueshmërisë së një shteti të ardhshëm Palestinez. Kjo, natyrisht, nuk është befasi. Në një kuptim të qartë të asaj që do të ndodhte, lobistët anti-palestinez mes tyre David Friedman, tani ambasadori amerikan në Izrael, dhe Jason Greenblatt, ish i dërguari special në Lindjen e Mesme – hoqën me sukses mbështetjen për zgjidhje me dy shtete nga platforma e partisë republikane.

Që prej inagurimit të saj, administrata Trump ka ndërmarrë masa drakonike kundër institucioneve kryesore palestineze, nga mbyllja e zyrës së partisë PLO në Uashington deri tek ulja e fondeve për UNRWA-në, organizata e OKB-së që shpërndan ndihmë jetike për mbi 5 milion refugjatë palestinezë.

Në vitin 2018, administrata Trump e zhvendosi ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem. Marsin e kaluar, Presidenti Trump njohu zyrtarisht sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan – të pushtuara nga Izraeli në 1967 i cili në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, u aneksua në mënyrë të njëanshme në 1981.

Këto hapa kanë për qëllim të përgatisin terrenin për aneksimin eventual të Izraelit mbi Bregun Perëndimor, diçka që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu po e kërkon për mbijetesë politike. Në hap me politikat e aneksimit, plani i paqes Trump – “Marrëveshja e Shekullit” – është e garantuar të jetë një dhuratë për Izraelin, dhe një shuplakë për palestinezët.

Por siç është tipike për vendimet e administratës Trump, kjo nuk është thjesht çështje ideologjie. Ajo është gjithashtu një çështje e qëllimit personal.

Në dekadën e kaluar, qeveria amerikane e administratës Obama refuzoi një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për vitin 2016 që dënonte kolonitë izraelite si një “shkelje flagrante” të ligjit ndërkombëtar. Pra, pesë vjet më parë, administrata Obama në të vërtetë vuri veton ndaj një rezolute të ngjashme që dënonte ndërtimin e kolonive izraelite – me një arsyetim krejt të ngjashëm me atë të ofruar nga Pompeo në njoftimin e së hënës.

Tani Izraeli po i falënderohet jo vetëm administratës Trump, por edhe mosveprimit të vazhdueshëm nga ana e administratave të mëparshme amerikane dhe deklaratave të zbrazëta, joefektive të Bashkimit Evropian. Nga tash e tutje, liderët izraelitë mund të jenë të sigurt se cilido hap që ata vendosin të ndërmarrin drejt zhbërjes së shtetësisë së Palestinës- ata nuk do të përballen me pasoja ndërkombëtare. Njoftimi i Pompeo është thjesht konfirmim i asaj që ka qenë e qartë për ata që i kushtojnë vëmendje këtij konflikti. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu