“Marionetë e Kinës komuniste” e ka quajtur Aleksandër Vuçiqin kongresmeni amerikan, Joe Wilson.
Kjo teksa e ka kritikuar presidentin serb, pasi Serbia blen teknologji të Kinës për ndërtimin e robotëve.
Siç ka shkruar ai në X, teknologjia kineze duhet të refuzohet.
“Partia Komuniste Kineze po ndërton robotë përmes kukullës së tyre serbe, Vuçiqit. Ky është vendi i perëndimit të Partisë Komuniste Kineze në Evropë dhe bie ndesh me interesat amerikane. Teknologjia komuniste kineze duhet të hidhet poshtë!”, ka shkruar Wilson.










