Politikani gjerman me një video nga Beogradi: “A ndodh kjo diku tjetër në Evropë?!”

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Rott, iu referua situatës në Serbi teksa pyeti nëse ajo që po bën presidenti Aleksandar Vuçiç ndodh në ndonjë demokraci tjetër.

“Serbia po sillet gjithnjë e më shumë si një regjim autoritar”, ka shkruar Micahel Rott krahas videos që ka postuar, duke shtuar:

“Presidenti Vuçiç po mban një fjalim në festën kombëtare, i cili transmetohet drejtpërdrejt përmes altoparlantëve në sheshin kryesor të Beogradit. Të dashur miq në Bashkimin Evropian dhe në SHBA, më thoni, a ndodh kjo në ndonjë demokraci tjetër,” pyeti një politikan gjerman në platforma X.

Në videon e publikuar shihet sheshi në errësirë ​​nëpër të cilin kalojnë njerëzit dhe në altoparlant dëgjohet fjalimi i presidentit Aleksandar Vuçiç, në të cilin flet për përparimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes. /tesheshi.com/

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu