Politikani izraelit u bën thirrje vendeve të Gjirit: Të bashkohemi kundër Iranit

Ish-ministri izraelit i Komunikimit, Ayoob Kara, i ka bërë thirrje shteteve të Gjirit Persik të bashkohen me Tel Avivin kundër Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në rrjetin social Twitter, Kara i ka ftuar vendet e Gjirit të bashkohen me Tel Avivin në fushën e ekonomisë dhe sigurisë “për të krijuar një front të fuqishëm” kundër Iranit.

“Pas deklaratave se Teherani mund t’i drejtojë armët e su, mit drejt Dubait dhe Haifas, ka ardhur koha që shtetet e Gjirit dhe Izraeli të bashkohen për të krijuar një front kundër ligësisë së Iranit dhe për të qëndruar kundër ter, orizmit në Lindjen e Mesme”, ka shkruar Kara, i cili njihet për afërsinë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Tensionet në rajon janë përshkallëzuar pas vr, sjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani në një su, lm amerikan në Bagdad më 3 janar. Pas atentatit, Irani lançoi shumë raketa balistike në drejtim të bazave të SHBA-ve në Enbar dhe Erbil të Irakut.

Garda Revolucionare e Iranit në një deklaratë ishte kërcënuar se “Emiratet e Bashkuara Arabe do t’i thonë lamtumirë gjallërimit ekonomik dhe turistik në rast se avionët lu, ftarakë amerikanë ngriten nga baza ushtarake në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe su, lmojnë Iranin”.

Ndërkaq, ish-komandanti i Gardës Revolucionare, Mohsen Rezaee, ka thënë për një televizion lokal se “në kuadër të hakmarrjes së ashpër ndaj SHBA-ve do të goditet qyteti Haifa dhe qendrat ushtarake izraelite”.

Edhe pse Izraeli dhe vendet e Gjirit zyrtarisht nuk kanë marrëdhënie diplomatike, palët shpesh japin deklarata të ngjashme mbi problemet rajonale dhe kanë përshpejtuar hapat për afrim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu