Politikani rus humb jetën në prezencë të birit, thyen boshtin kurrizor derisa po tentonte të bënte sallto (VIDEO)

Një politikan rus ka humbur jetën, pasi theu boshtin kurrizor kur u rrëzua nga trampolina dhe ra në lodra në prezencë të birit të tij, të cilin e kishte dërguar të argëtohet në parkun e lodrave.

Sergey Popovich 54-vjeç, ishte munduar të realizoi një sallto nga trampolina kur kërceu në lodra, por duket se rrotullimi nuk shkoi siç duhet dhe përfundoi i vdekur me boshtin kurrizor të thyer.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në qytetin Krasnoyark në Rusi, kurse pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar momentin kur Popovich kërcen në “pishinën” me lodra të buta dhe thyen kurrizin.

Një fëmijë i vogël që besohet të jetë biri i tij, shihet duke vrapuar në tentim që ta ndihmojë babanë e tij i cili pas një tentimi akrobatik humbi jetën.

Me të mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes, mjekët e kishin shpallur të vdekur, kurse stafi i parkut të lodrave nuk e kishin vërejtur menjëherë se çfarë kishte ndodhur.

Popovich ka qenë deputet i këshillit regjional të Turukhanskiy që nga viti 2015, dhe ishte përgjegjës për politikat e ekonomisë për këtë regjion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu