Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç bën deklaratën e fortë: Ndjehem e rrezikuar nga Vuçiç

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç, ka deklaruar se Ministria e Brendshme e Serbisë ia ka hequr masën e mbrojtjes nga afër dhe se ndjehet e rrezikuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Trajkoviç, ka deklaruar për median serbe “Nova.rs”, se asaj i ishte thënë se “ka kaluar nevoja për përcjellje, duke marrë parasysh që siguria e saj është relaksuar”.

E bënë këtë në momentin kur është duke u zhvilluar procedura gjyqësore me Milan Radoiçiqin dhe zyrtarin e BIA-s Bojan Dimiq, si dhe pas zgjedhjeve në Kosovë”, deklaroi Trajkoviç.

E pyetur nëse ende ndihet e kërcënuar, ajo thotë se ndihet e kërcënuar drejtpërdrejt nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu