Pollogun e kaplon “epidemia” e divorceve para martesës

Në rajonin e Pollogut po vërehet një dukuri e “divorceve” para martesës, shkruan Gazeta Lajm. Siç kanë raportuar mediumet, numri i dasmave të caktuara më herët që anulohen, po shënon rritje të madhe. Vetëm në një restoran të një fshati të komunës së Bogovinës të rajonit të Tetovës këtë vit janë anuluar 17 dasma të rezervuara. Anulimet shoqërohen edhe me lloj-lloj skandale dhe raste që deri tani nuk janë shënuar në këtëo anë.

Shqipmedia ka njoftuar për një dasëm të dështuar në një fshat të rajonit të Gostivarit ku vajza ikën ditën kur duhet të bëhet nuse. Kjo ka ndodhur këtë verë në fshatin e njohur për redaksinë por për shkaqe etike nuk do ta tregojmë. Po dhe është e vërtetë, por kësisoj lajme janë dëgjuar edhe më parë mirëpo në këtë rast që të jetë më tragjike ngjarja, nusja ka ikur me të dashurin e saj i cili është daja i burrit që ajo duheshte të martohet. Ahengu i organizuar nga dhëndri nuk është anuluar por përkundrazi babai i dhëndrit ka kërkuar nga mysafirët që luajnë dhe të kërcejnë pasi familja e tij ka shpëtuar nga bushtra e cila në të ardhmen do të shëndrohej në kancer për ate familje. I ka desht Zoti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu