Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik Shqiptar, Shpëtim Pollozhani ka reaguar pas deklaratës së djeshme të presidentit të ri, Stevo Pendarovski se nuk i ka borxh askujt për votën e fituar në zgjedhjet presidenciale.
“Deklarata e Pendarovskit se nuk i ka borxh askujt asgjë, është një deklaratë primitive dhe mosnjohje elementare e kulturës politike. Kjo shqip i vjen, e kalova dimrin, ta psh….a gunën. Kjo do të thotë se ai llogarit në memorjen shumë të shkurtër kolektive të shqiptarëve.
Kjo do të thotë se ka të drejtë vetëm në rast se u drejtohej atyre që nuk e votuan.
Kjo do të thotë: nuk u shti kashtë të gjithë ju shqiptarëve që më votuat, as edhe ju që nuk më votuat. Do t’ua shpëlaj kokën me pakës akull si gjithnjë si me punën e Çertifikatës në dy gjuhë, dhe, punët do të shkojnë gjalpë. Kjo do të thotë: UNË JAM I NJËJTI POR NUK JAM AI.”, theksoi Pollozhani.











RESPEKT per Zotin POLLOZHANI . Nje LULE nuk e sjell Pranveren.
Pendar – ovski pati zor deri sa ti mar votat e Shqiptareve. Votuesit nuk kan faj ngase ashtu i kan udhezu prijsit e tyre politik. Prijsit nuk kan dasht me i udhzu ashtu si i kan udhzu votuesit e tyre per me votu per Pendar- ovskin po ,per mos me fitu Siljan – ovska e cila vjen nga Partallia e Grue -vskit u detyrua Princi i Kercoves me i udhzu votuesit e BDI se qe te votojne ashtu si qe votuan. Me te mare postin Pendar -ovski me nuk ka nevoj per votat e Shqiptareve prandaj ai tani eshte i lire dhe deklaron se nuk i ka borxh askujt. Votuesit Shqiptare i ka BORXH se pa voten e tij ai Prezident kurre skish arit me u be. Po ne kohen qe jetojme nese dikendin e ben BORXHLI e nuk shkon te NOTERI me e qit ne leter se kush kujt cka i jep ,pse ja jep e qysh e tek – i len hapsire BORXHMARESIT me e M O H U borxhin e me i ra NIQARE si thot Populli .E pendar- vski i ka ra N I Q A R dhe nga kjo Shqiptaret duhet te nxjerin mesim