Kryetari i Shoqatës së të burgosurve dhe dëmtuarve politik shqiptar, Shpëtim Pollozhani, një zë i njohur i opinionit publik të shqiptarëve në Maqedoni për reagime të shumta ndaj padrejtësive si dhe organizator i disa aktiviteteve kombëtare, përfshi këtu edhe protesta, para pak minutash ka publikuar një ftesë për të protestuar ndaj vendimit të arrestimit për grupin e Kumanovës, shkruan InfoShqip.
Rreagimet e Pollozhanit mbi këtë problematikë kanë qenë të shumta, por kjo e fundit i fton qytetarët që ditën e nesërme e cila njëherazi është edhe festa e flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë, qytetarët shqiptar në Maqedoni në ora 14:00 të dalin dhe të protestojnë në Sheshin Skënderbej të Shkupit.
Për më shumë ndiqeni të plotë deklarimin e Pollozhanit.
“Të gjithë ata që duan të ndajnë dhimbjen me fëmijët e viktimave dhe të dënuarve për rastin – Lagja e Trimave, le të solidarizohemi nesër duke protestuar nv Sheshin Skënderbeu në Shkup në orën 14.” – Përfundoi Pollozhani./InfoShqip.com










