Polotikologu dhe gazetari Boris Varga: Serbia donte të krijonte “Serbinë e Madhe” duke shfarosur shqiptarët, kroatët e boshnjakët! Rusia po bën të njëjtën gjë në Ukrainë

Në vitet e nëntëdhjeta, Serbia donte të krijonte “Serbinë e Madhe” duke shfarosur kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët me anë të gjenocidit dhe spastrimit etnik, ku Rusia po bën të njëjtën gjë sot në Ukrainë.

Kështu thotë për The Geopost politikologu dhe gazetari nga Vojvodina, Boris Varga duke shtuar se kryeqyteti ukrainas mund të ishte Sarajeva, ndërsa Mariupoli është bërë sikurse Vukovari, ku Butcha dhe Irpin janë Gjakova dhe Raçaku.

“Ka një ngjashmëri të madhe mes Serbisë dhe Rusisë. Në të dyja vendet, prej tre dekadash, mbizotëron ideja e shtetit të madh, e cila synon të mohojë ekzistencën e vendeve fqinje, si dhe të popujve në to”, tha Varga.

“Në vitet 1990, Serbia donte të krijonte një “Serbi të Madhe” duke shfarosur kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët me anë të gjenocidit dhe spastrimit etnik. Rusia po bën të njëjtën gjë sot në Ukrainë. Kyivi mund të ishte Sarajeva. Mariupoli është Vukovari, ku Butcha dhe Irpin janë Gjakova dhe Raçaku”, shtoi ai.

Sipas tij, lufta që po bënë Vladimir Putini në Ukrainë mund të jetë fatale për Rusinë.

“Edhe pse ndryshimi është se Rusia është një fuqi bërthamore, dy disfatat e mëdha të ushtrisë së Vladimir Putinit tregojnë se lufta në Ukrainë mund të përfundojë fatalisht për Rusinë, siç ndodhi për Serbinë në territorin e ish-Jugosllavisë”, theksoi ai.

Varga vë në pah se ngjashmëria ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës është se kjo e fundit është çliruar me ndërmjetësimin e e SHBA-së.

“Ngjashmëria mes Kosovës dhe Ukrainës është se ato u çliruan nga ndërhyrja perëndimore, veçanërisht nga përfshirja e SHBA-së”, shprehet Varga.

Po ashtu, ai thotë se hezitimi i Brukselit në integrimin e Malit të Zi mund ta ekspozojë Podgoricën ndaj ndikimit më të madh nga Moska dhe Beogradi.

“Hezitimi i Brukselit në lidhje me integrimin e Malit të Zi në BE mund ta ekspozojë Podgoricën ndaj ndikimit më të madh nga Moska dhe Beogradi. Qeveritë malazeze do të jenë të paqëndrueshme dhe do të kalojnë nga duart e forcave pro-perëndimore dhe pro-pavarësisë në duart e forcave pro-serbe dhe rusofile”, thotë ai.

“Rusia ndërhyri dy herë në Mal të Zi: në vitin 2016, kur ishin planifikuar trazirat dhe në vitin 2020, kur u krye një ndryshim gjithëpërfshirës i qeverisë me ndihmën e ‘Revolucionit të Litiumit’”, përfundon Varga.

Në këtë intervistë, politikologu dhe gazetari Varga ka folur edhe për ndikimin e medieve ruse në Ballkan dhe zhvillimet e fundit rreth agresionit ushtarak rus në Ukrainë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu