Pompeo: Rusia po përpiqet ta prishë aleancën e SHBA-së me Evropën

Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo, në takimin e sotëm me kryeministrin çek Andrej Babish në Pragë, paralajmëroi se Rusia po përpiqet ta minojë bashkëpunimin e SHBA-së me vendet anëtare post-komuniste të Bashkimit Evropian dhe ta prishë aleancën perëndimore, por se nuk do të ketë sukses.

Ai theksoi se përzgjedhja e partnerëve rusë ose kinezë për projekte strategjike, të tilla si ndërtimi i një njësie të re bërthamore në termocentralin Dukovani, mund ta minojë pavarësinë e Çekisë.

“Ne jemi duke e ndjekur interesin e palës amerikane, por aktualisht jemi në fazën e njoftimit me BE-në me atë projekt,” theksoi Babish.

Pompeo thekson se ai nuk erdhi në Pragë për t’i shtyre çekët të zgjedhin midis SHBA-së dhe Kinës.

Kryeministri Babish kështu theksoi se Republika Çeke është një vend sovran dhe nuk sheh kërcënim thelbësor në bashkëpunim me Kinën ose Rusinë.

Ai shtoi se Praga është e kujdesshme dhe se është “në të njëjtën linjë” si BE-ja ndaj këtyre dy fuqive botërore.

Pompeo dhe Babish kanë shprehur shqetësim për përshkallëzimin e krizës në Bjellorusi dhe dhunës ndaj protestuesve.

“Ne i kemi ndjekur zgjedhjet dhe kemi frikë se ato nuk ishin të drejta. Unë thashë që bjellorusët kërkojnë liri, u kemi bërë thirrje qytetarëve që të mbrohen nga sulmet e personave të armatosur. Ne duam që bjellorusët të kenë liri. Ne dëshirojmë që të gjithë të kenë të njëjtat mundësi. “Ne do të insistojmë t’u ndihmojmë bjellorusëve,” tha Pompeo.

Derisa Babish u bëri thirrje aleatëve perëndimorë, veçanërisht BE-së, që të mos mbetet vetëm me fjalë dhe dënim të Minskut zyrtar, por të ndërmarrin veprime.

“Situata në Bjellorusi është shqet[suese. Unë nuk mund të imagjinoj diçka kaq skandaloze që po ndodhë në Evropë. Regjimi është i papranueshëm, ajo që po ndodhë në rrugët është e papranueshme”, tha Babish.

Pompeo dhe Babish diskutuan edhe për bashkëpunimin e mundshëm në luftën kundër Kovid-19. Pompeo sot u takua edhe me senatorët çekë në Dhomën e Epërme të Parlamentit çek dhe me kreun e shtetit, Millosh Zeman. Ai nesër do ta vizitojë Slloveninë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu