Popovski: Maqedonia e Veriut nuk ka nisur negociatat për anëtarësim në BE

Nikolla Poposki, Ish ministri i Punëve të Jashtme tha në një intervistë se vendi ende nuk ka nisur negociatat për anëtarësim në BE. Sipas tij, vendi tash e 20 vite është në “shinat drejt BE-së”, ndërsa situata aktuale paraqet vetëm “blerje kohe”.

“A kemi filluar? Jo, fakti që të gjithë pyesin nëse kemi nisur negociatat çdo ditë dhe ende nuk kemi një pasqyrë të qartë është përgjigja më e mirë. Kjo që po bëjmë sot nuk e ka bërë asnjë vend kandidat për anëtarësim në BE dhe në njëfarë mënyre është një mundësi për të blerë kohë shtesë derisa realisht të fillojmë me negociata serioze për anëtarësim”, thotë Poposki.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu