Porosia e Kosovrastit: Ndalu dhe vetëdisohu

Psikologu dibran Admir Kosovrasti i drejtohet opinionit me një mesazh senzibilizues mbi situatën e fundit që karakterizon jo vetëm vendin tonë, por të gjithë botën, nga përhapja në masë e virusit Covid 19, të quajtur ndryshe koronavirus, shkruan InfoShqip.

Në vijim mund ta ndiqni të plotë shkrimin e Kosovrastit:

“Ndalu! Ndalu sepse edhe bota u ndal. Ndalu dhe mendo se çka është ajo gjë që vlen më së shumti dhe cila është ajo gjë për të cilën ia vlen të jetohet. Kthehu drejt nevojave esenciale të njeriut, mëso përsëri të duash dhe të jesh i dashur, të dashurosh dhe të të dashurojnë. Porosit psikologu dibran Admir B. Kosovrasti. 

Të drejtohem ty, pikërisht ti ishe ai që kishte shumë obligime, ai që nuk mundeshe t’i arrish të gjitha, dhe që i kishe pak 24 orë, që jetën e kishe shumë dinamike dhe të shpejtë, që nuk kishe kohë ta shohësh vetëveten, të shikosh brendinë tënde, të jesh në kontat me veten, me më të afërmit e tu, që përditshmëria të kalonte në garën e arrtijeve dhe prestizhit, duke ia dhënë kohën tënde botës gjithandej.

Dhe ja, bota tani ngadalsoi, u ndal dhe nuk lëviz, rranë dhe fuqitë e mëdha botërore! Kthehu, ndalu, pyete veten se kush je, çka je dhe çka don. Shif se çka është më e rëndësishme tani, për ty dhe çka është prioriteti tani. Meri ato 3-4 libra që I ke blerë qëmoti, për të cilët je arsyetuar se nuk kepasur kohë ti lexosh. Lexoi dhe të gjithë ato tekste që i ke memoruar në notes -in tënd dhe që ske pasur kohë ti lexosh. Bëhu present me fëmijët dhe më të afërmit e tu sepse të vret ndërgjegja që s’ke mundur t’ju shtosh shumë vëmendje e kohë, lajmërohu tek gjyshi dhe gjyshja jote, daja e axha, halla e tezja, dëgjohu me ta. 

Ndalu! Ndalu sepse edhe bota u ndal. Ndalu dhe mendo se çka është ajo gjë që vlen më shumë dhe cila është ajo gjë për të cilën ia vlen të jetohet. Kthehu drejt nevojave esenciale të njeriut, mëso që përsëri të duash dhe të jesh i dashur, të dashurosh dhe të të dashurojnë. Ndalu qëtë mund edhe tjerët të të arrijnë dhe të të shohin! Virusi korona nuk ka fe, as komb, por e ka forcën që të bashkon.

Duhet te të vjen dhe të na rikujton përgjithë çka kemi, a nuk i pamë dhe nuk u gëzuam për to. Nuk u respektuam mjaftueshëm ndërmjet veti si qenie njerëzore. Na tregoi çka është e rëndësishme, na tregoi se si të bashkohemi dhe të duhemi më tepër, na tregoi se sa ishim të humbur? Karantini nuk është denim, por është mundësi që përsëri të llojmë të jetojmë, por këtë here me më tepër mençuri dhe zgjuarsi. Me gjithë vetëdijen për bukuritë që I posedojmë të cilave tani ju gëzohemi, a I kishim haruar. Duhet të jeni të arsyeshëm, e gjithë kjo do të kalon, bëni gjëra për më të afërmit e juaj dhe kompenzoni të gjithë kohën e humbur, dhe mbani mend se jeta, besimi dhe dashuria janë më të rëndësishmet, çdo gjë tjetër është ditësore dhe kalimtare.” – Përfundoi Kosovrasti./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu