Porsche prezanton Porsche 963 LMdh, pretendentin për Le Mans 2023

Porsche ka përfunduar ndërtimin e prototipit të veturës së re sportive Porsche 963, me të cilën pretendon që të zgjasë rekordin për fitoren e 20-të në përgjithësi në garën 24 orëshe të La Mans në vitin e ardhshëm.

Vetura garuese me specifika LMDh, u prezantua në tërësi për herë të parë në Festivalin Goodwood, ku gjithashtu i konfirmuan shoferët e tyre për garën e vitit të ardhshëm.

Autocar shkruan se vetura Porsche 963 do të përfshihet në një kampanjë të dyfishtë vitin tjetër, edhe në World Endurance Championship, ku përfshihet gara e La Mans, e edhe në seritë IMSA në SHBA, transmeton Telegrafi.

E punuar në bashkëpunim me prodhuesin e fuqishëm amerikan Penske, vetura do të bëjë debutimin në garën 24 orëshe të Daytona në janarin e vitit të ardhshëm.

Porsche 963 është ndërtuar sipas instruksioneve të reja IMSA LMDh, instruksione që gjithashtu përdoren edhe nga WEC. I krijuar me një shasi LMP2 të prodhuar nga konstruktorët kanadez të Multimatic, vetura fuqizohet nga një motor biturbo 4.6 litra V8 i cili është bazuar në motorin 918 Spyder, me një ADN motorike që është përdorur edhe nga RS Spyder LMP2 i Porsche, veturë e cila garoi me sukses në SHBA midis viteve 2005 dhe 2008.

Motori është i lidhur me motorin hibrid LMDh, i punuar në bashkëpunim me Bosch, Williams Advanced Engineering dhe Xtrac.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu