Porti i ri turistik në Vlorë, Edi Rama publikon disa pamje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa pamje nga punimet që po kryhen në Portin e ri Turistik në Vlorë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky port, do të pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së rilindur.

” Mirëmëngjes, dhe me Portin e Ri Turistik, i cili do ta pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së Rilindur edhe me jahtet e shumë munguara të vizitorëve, duke e integruar më në fund Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut dhe duke hapur burim të ri domethënës rritjeje të punësimit, shërbimeve, të ardhurave nga ekonomia e detit, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu