Portieri i Chievos, Sorrentino: Ronaldo ka shumë inat, nuk më dha fanellën, pasi i prita penalltinë (VIDEO)

Tashmë është e njohur se Cristiano Ronaldos nuk i pëlqen të humbë aspak. Portieri i Chievos, Stefano Sorrentino ka zbuluar se si ylli portugez i kishte premtuar atij fanellën para ndeshjes, mirëpo kur i priti penalltinë gjatë takimit, nuk e kishte marrë atë pas lojës.

“Kisha rënë dakord me Ronaldon që të ndërronim fanellat në fund të ndeshjes. Por pasi humbi atë penallti, shihej qartësisht se ishte i inatosur”, ka zbuluar ai.

“Ai është një kampion dhe nuk i pëlqen kurrë të humbasë, ndërsa ajo ishte penalltia e parë që gabonte në Itali”.

“Në dhomat e zhveshjeve, më bëri komplimente, më shtrëngoi edhe dorën, por më pas u largua pa më dhënë fanellën, i nxirë në fytyrë. Në fund, mora atë të Dybala ndaj nuk mendoj se më shkoi shumë keq”, ka shtuar më tej Sorrentino.

Takimi ishte zhvilluar më 21 janar të vitit të kaluar në Allianz Stadium, mirëpo portieri nuk ka kaluar pa marrë ndonjë gjë.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu