Portugalia kampione e Ligës së Kombeve

Portugalia është kampionia e Ligës së Kombeve. Luzitanët arritën të mposhtnin në një finale emocionuese Holandën e cila me gjithë talentet e saj dhe lojën e bukur nuk arriti dot ti shkaktojë Prortugalisë humbjen e parë në këtë kompeticion.

Ndeshja mbaroi me rezultatin 1-0 dhe goli i vetëm u shënua nga Gonçalo Guedes. Pas një pasimi nga Bernardo Silva, mesfushori i Valencias lëshoi një goditje të fuqishme nga vija e 16 metrave të cilën Cillesen nuk mundi ta ndalonte.

Pjesa e parë megjithëse foli më shumë për tulipanët nuk pati raste të pastra shënimi. Ndeshja mori më shumë vrull në pjesën e dytë sidomos pas minutës së 60 kur u shënua dhe goli.

Ky triumf i Portugalisë mes më të mirave të europës vjen pas suksesit të saj tri vite më parë në Kampionatin Europian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu