Postimi i parë i Kamala Harris, sulmon Trump-in: Varrrosës i kujdesit shëndetësor

Kamala Harris bëri postimin e saj të parë në fushatë pasi kandidati për president Joe Biden e emëroi atë si kandidate për zëvëndësen e tij.

Ajo tregoi historinë se si nëna e saj e frymëzoi që të bëhej avokate, e më pas politikane, si dhe sulmoi direkt Presidentin Donald Trump për sjelljen e tij gjatë pandemisë.

Siç tha ajo në një mesazh video të postuar në Twitter, ishte rritur për të luftuar sepse nëna e saj e dinte që ajo do të trajtohej ndryshe në jetë për shkak të pamjes së saj, dhe se Amerikës tani i duhej veprim.

“Në mes të një pandemie, presidenti po përpiqet të varrosë sistemin e kujdesit shëndetësor….Dhe kur njerëzit kërkuan mbështetje, ai i u dha atyre gaz lotsjellës”, tha Harris në një mesazh video.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu