Presidenti bjellorus nuk trembet nga koronavirusi: Nuk e shoh gjë të fluturojë

Presidenti Bjellorus, Alexander Lukashenko duket se nuk është dakord me pjesën tjetër të botës dhe nuk e kupton seriozitetin e situatës.

Ai ka qeshur me sugjerimin se vendi i tij duhet të përpiqet të frenojë përhapjen e koronavirusit, sepse ai nuk mund ta shohë virusin “duke fluturuar përreth”.

Sipas BBC, duke folur gjatë një ndeshje hokej mbi akull, ai gjithashtu pohoi se turmat në ndeshje ishin të bukura sepse ftohtësia e stadiumit do të parandalonte përhapjen e virusit.

“Nuk ka asnjë provë që kjo mund të ndodhë dhe koronavirusi nuk mund të shihet me sy të lirë”, tha ai.

Për dallim nga shumica e Evropës, Bjellorusia nuk ka vendosur asnjë kufizim në ngjarjet sportive.

“Këtu nuk ka viruse. Ju nuk i keni parë ata të fluturojnë përreth, apo i keni parë? A unë nuk i shoh ata. Ky është një frigorifer. Sporti, veçanërisht akulli, ky frigorifer këtu, është kura më e mirë antivirale!”, u shpreh ai. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu