Presidenti francez Macron: Referendumet false të Rusisë në Ukrainë një provokim tjetër

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka quajtur një tjetër provokim, planet e Moskës për të mbajtur “referendume të rreme” në territoret e pushtuara nga forcat ruse në Ukrainë.

“Kjo nuk ka asnjë bazë ligjore”, tha Macron përpara fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork.

Ideja e organizimit të referendumeve në territoret që kanë përjetuar luftë (…) është shenjë e cinizmit”, theksoi Macron.

Rusia duhet të largohet nga Ukraina dhe të respektojë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht”, tha ai.

Macron tha se ai i konsideron referendumet e rreme një imitim dhe parodi të një procesi demokratik. “Nëse nuk do të ishte tragjike, ne do të qeshnim”, shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu