Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe do të takohet me Putinin në Moskë

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Mohamed bin Zajed Al-Nahjan nesër do të shkojë në Moskë, ku është paraparë që të ketë takim me homologun rus Vladimir Putin, informuan disa media botërore.

Ai do të bisedojë me Putinin për “marrëdhëniet miqësore mes EBA-s dhe Rusisë për shumë çështje rajonale dhe ndërkombëtare dhe me interes të përbashkët”.

Lajmi për udhëtimin e tij vjen pas disa ditëve pasi OPEK+ u pajtua që ashpër ta ulë prodhimin e naftës edhe krahas presionit nga ana e SHBA-së.

Vendimi i OPEK+ në mënyrë plotësuese i acaroi marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe aleatëve të tij nga Gjiri në Riad dhe Abu Dabi.

Administrata e presidentit amerikan Xho Bajden bënte përpjekje që ta parandalojë uljen e prodhimtarisë, për shkak të zgjedhjeve që vijojnë, ku Partia Demokratike e tij mund ta humbë kontrollin mbi Kongresin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu