Presidenti i Iranit: SHBA-të po përhapin frikë e panik rreth koronavirusit

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani akuzoi SHBA’të të mërkurën se po përpiqeshin të përhapnin ”frikë e panik” në Iran, për shpërthimin e koronavirusit..

Deri më tani ky virus raportohet të ketë vrarë rreth 15 njerëz në republikën islamike.

”Ne nuk duhet ta lejojmë Amerikën të montojë një virus të ri që quhet frikë ekstreme”, tha Rouhani në një takim javor të kabinetit, një ditë pasi Sekretari i shtetit amerikan Mike Pompeop akuzoi Iranin për evitimin, e mbulimin e informacioneve rreth viktimave nga koronavirusi.
Numri i të infektuarve nga koronavirusi deri më sot është rritur në 81.255. Ndërkohë që përhapja më e madhe në Europë, është duke ndodhur në Itali, ku për pak ditë janë shënuar dhjetëra viktima, e mbi 200 të infektuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu