Presidenti Pendarovski “Ballë për ballë” me qytetarët e Dibrës

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të projektit “Ballë për ballë me Presidentin”, sot e vizitoi Komunën e Dibrës. Në bisedë me gazetarët, presidenti Pendarovski, tha se pas Velesit, Koçanit dhe Tetovës, Dibra është qyteti i katërt të cilin e viziton në kuadër të projektit “Ballë për ballë me Presidentin”.

“Kam deklaruar edhe më herët se qytetarët nuk duhet me problemet e tyre apo me dilemat e tyre të vijnë te unë në Kabinet. Më mirë unë të vi te ato, t’i dëgjoj. Por, kuptohet, e këtë e tregon edhe struktura ime e vizitës, se nuk do të merrem vetëm me problemet. Qëllimi im është në kuadër të këtij projekti t’i theksoj edhe shembujt pozitiv”, deklaroi mes tjerash presidenti Pendarovski, në takim me gazetarët.

Ndërkohë, ata u ankuan për pozitën e tyre, interesin e dobët të të rinjve për gazetarinë, e theksuan çështjen se Radio Televizioni Shtetëror, si dhe mediat tjera nacionale nuk kanë korrespondent, respektivisht përfaqësuesit e mediave lokale kërkuan t’ju ndihmohet me sigurimin e mjeteve për funksionim e tyre normal.

Presidenti i shtetit Pendarovski, po ashtu u takua edhe me rekorderin e dhurimit të gjakut, gazetarin e pensionuar Ramadan Telqiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu