Presidenti Stevo Pendarovski po qëndron për vizitë në Republikën e Italisë, ku u prit në mënyrë ceremoniale nga homologu italian Sergio Mattarella.
Të dy presidentët realizuan takim te-ta-tet ndërsa më vonë ati edhe takim plenar me delegacionet zyrtare të Maqedonisë së Veriut dhe Italisë.
Pendarovski shprehu falënderime presidentit italian për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Italia, për rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.
Pala italiane informoi presidentin se është e pranueshme iniciativa e Italisë për takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të BE-së, në të cilën përsëri do të hapet çështja e fillimit të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Pendarovski shtoi se integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimorë në BE dhe NATO është në interes të sigurisë rajonale dhe prosperitetit.










